GJITHESIT PARALELE
  GJITHESIT PARALELE | TOKA VRIMAT E ZEZA DHE GALAKTIKAT | FOTO GALERIA | BOTERAT TJERA DHE RRUGET PER ATJE | GJITHESIA | LAJME | Favorite Links Page | Arkiva | Guest Book  


Gjithesi Paralele
Jo vetem nuk dime nese jemi te vetem ne Gjithesi por nuk dime as nese ka vetem nje Gjithesi apo jo. Ne teori, nuk ka vetem 4 permasa (dimensione) qe kane te bejne me hapesiren dhe kohen dhe qe ne i njohim mire, por ka edhe 6 permasa te tjera. Me Shperthimin Zanafilles (Big Bang) mund te jene krijuar plot Gjithesi te pavarura nga Gjithesia jone. Deri me sot ideja mbi nje "Shumegjithesi" mbetet vetem nje hipoteze. Por ndoshta nje dite do te arrinim me te vertete qe duke udhetuar permes te ashtuquajturave Vrimakrimbash te vizitonim banore te boterave te panjohura - apo te udhetonim ne nje te shkuar ku te takonim dinosauret.
Ne gjysmen e pare te qindvjeçarit te 20-te linden dy teori themelore te fizikes me ane te se cilave u perpoq te shpjegohej Bota: Teoria e Pergjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike . Ekuacionet e Ajnshtajnit pershkruajne krijimin e Kozmosit ne permasa te medha: p.sh. se si terheqja qe i bejne planetet njeri-tjetrit çon drejt perkuljes se hapesires dhe te kohes. Ndersa Teoria Kuantike ka te beje me Kozmosin e Vockel, boten e atomeve dhe pjesezave me te thjeshta. Qe te dyja teorite jane bindese, por ama kane nje problem thelbesor: nuk bien ne njezeshmeri me njera-tjetren.
Teoria e Fillit
Qe ne fillim te viteve 30-te u perpoqen fizikantet te nderthurnin midis tyre keto formulime - pa rezultat. Ne vitet 60-te doli nje teori e re, qe njihet si Teoria String (e fillit) apo ne nje lloj tjeter me te zhvilluar te saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thote se guri themelor i lendes (materies) nuk eshte i formes se pikes (lemsh, rruzull, atom) por i formes se fillit (pejzes, vargut). Keto fille qe deri me sot gjinden vetem ne teori, jane teper te vegjel per tu perfillur prej nesh.
Por para se gjithash Teoria e Fillit thote se fillet e vegjel nuk jane te lidhur pas 4 permasash te kohes dhe hapesires qe njohim ne por sillen me te shpejte permes gjithsej 10 permasash. Ne nuk mundemi t´i dallojme permasat e tjera pasi keto jane veshur e ngjeshur brenda njeri-tjetrit ne ate menyre saqe nuk munden te maten me asnje mjet mates. Por çfare te magjeps eshte ajo qe: perpara e se keto permasa shtese te zhdukeshin, mund te kene bere te mundur krijimin e nje numri te madh Gjithesishe Paralele. Per ta shpjeguar tere kete me nje perfytyrim te vetem: se bashku me Shperthimin Zanafilles u krijua nje numer i pafundte botrash posi flluska sapuni te nje lloj shkume prehistorike.
Botrat e tjera dhe rruget per atje
Por si do te dukeshin keto Gjithesi Paralele per te cilat po flasim ?
Ato mund te jene kryekeput ndryshe nga Gjithesi a jone dhe mund te funksjonojne sipas disa ligjesh natyre krejt te tjera. Ndoshta do te kete nga ato ku gravitacioni do te jete kaq i dobet saqe gazrat e koheve zanafillese nuk kane arritur te denden per te krijuar galaksite apo yjet. Ndoshta ne botra te tilla nuk eshte arritur te krijohet as vete lenda dhe ku hapesira do te jete e mbushur vetem me rrezatim.
Ndoshta do te kishte Gjithesi, qe do te ishin kaq te ngjashme me tonen saqe edhe atje te jete krijuar jeta. Ose te tilla qe do te ishin pothuajse kopje e sones por diferenca me tonen te qendronte ne kohen. Mund te ndodhe qe edhe vete ne te gjendemi njekohesisht edhe ne nje Gjithesi Paralele por ne nje forme tjeter. Ose te kishte nje bote tjeter krejt si e jona ku te jetonte nje kopje e jona. Gjithsesi: vete Ajnshtajnit i ka dalur si perfundim te nje ekuacioni te tij qenia e nje Gjithesie Pasqyre me Gjithesine tone.
A do te mundeshim parasegjithash te lidheshim me Gjithesi te tilla te cilat do te egzistonin ne menyre te pavarur nga e jona ? Ne teori, ka rruge per te udhetuar ne keto botra te huaja: keto rruge njihen si Vrimekrimbi. Vrimekrimbi eshte nje lloj tuneli qe lidh dy Gropa te Zeza me njera-tjetren. Kur kemi Vrimekrimbi, Gropat e Zezat jane te fundme. Keshtu edhe forcat te cilave do t´i nenshtrohej nje anije kozmike do te ishin te llogaritshme.
Keshtu fundi i nje Grope te Zeze do te jete nje Grope tjeter e Zeze e cila do te villte jashte anijen tone kozmike. Por perseri nuk dihet se ku do te na vjelle kjo Grope tjeter e Zeze. Nje Vrimekrimbi mund te ishte ure per ne Gjithesi te tjera por edhe shkurtim udhe perbrenda vete Gjithesise sone. Ndoshta edhe do te na çonte midis koheve te ndryshme.
Teorikisht nje Vrimekrimbi eshte e ndertueshme.



Per verejtjet tuaja ju mund te shkruani ne e-mail

E-mail:
meti@cosmiverse.com

Web Site:
meti32.fanspace.com