![]() |
Per boterat tjera | ![]() |
![]() |
|
||||
![]() |
Botrat e tjera dhe rrugët për atje Permes Gjithesise me shpejtesi me te madhe se te drites Llogaritjet me te reja te bera sugjerojne se mund te kete vertete te ashtuquajtura Vrimekrimbi aq te gjera dhe te qendrueshme sa mund te shfrytezoheshin per udhetime ndergalaktike. Vrimekrimbi quhet ai kanal kohor qe mund lidhe dy pika te Gjithesi se. Per ta kuptuar me mire kete parim duhet perfytyruar Gjithesia si nje top. Drites i duhet te shkoje pergjate siperfaqes se topit per te arritur ne piken tjeter, ndersa vrime-krimbi do te ishte vrima mes permes topit. Keshtu mund te ia kalohet drites dhe te jipet pershtypja e nje udhetimi me shpejtesi me te madhe se te saj. Qe ne 1935 Einstein dhe Nathan Rosen treguan sesi sipas Teorise se Pergjithshme te Relativitetit mund te jete e mundur prania e te ashtuquajturave ura kohore, te cilat teorikisht mund te te kthenin prapa ne te kaluaren por praktikisht kjo gje nuk mund te ishte e mundur sepse ato do te mbylleshin sapo t´u afrohej nje anije kozmike. Modelet e deritanishme sugjeronin se mund te kete vetem vrima te tilla te permasave te pjesezave te vockla te ngarkuara. Keto vrima mbahen te hapura nga nje lloj mbushje energjie negative qe njihet si "lende e huaj"(exotic matter). Kjo mbushje eshte teper e veshtire te prodhohet prandaj dhe gjeresia e Vrimekrimbit eshte ajo e madhesise se atomeve. Tani shkenctari rus Sergei Krasnikov i institutit Vezhguesi Pulkovo te Shen Petersburgut ka dalur me disa formula - te bazuara po ne teorine e Einstein-it - qe llogarisin nje Vrimekrimbi te gjere, te qendrueshme dhe ne perputhje me ligjet e fizikes. Kjo vrime eshte ne gjendje te prodhoje vete lenden e huaj qe i nevojitet. Kjo lende e huaj eshte e panjohur por sipas teorise se shkenctarit rus ajo mund te krijohet nga asgjeja kur hapesira dhe koha puthiten ashtu si duhet. Keshtu "vrima e krimbit" mund te ishte aq e madhe dhe te rrinte e hapur aq gjate sa te perdorej nga njerezit per transport. Nje Vrimekrimbi e tille nuk mund te krijohet akoma me teknollogjine e sotme. Sidoqofte, ka mundesi qe Vrima-krimbi te tilla te mund te kene mbetur qe nga koha e Bumit te Madh (Big Bang)dhe nese do te gjehej nje e tille do te bente te mundur udhetimin nderyjor. |
|||
Perse s´mundemi te udhetojme mes kohesh ? |
![]() |
|||