![]() |
sistemi diellor | ![]() |
![]() |
Largperçimi i njerezve |
||
![]() Your custom image |
||
Gjithesia
Gjithesia eshte ajo qe u krijua ne fillimet e kohes dhe hapesires nga nje shperthimi i madh zanafilles (Bumi i Madh). Nje teori e njohur si Teoria e Inflacionit tregon se Shperthimi Zanafilles e beri Hapesiren te levize me shpejtesi me te madhe se te drites. Vetem, kur vlerat e marra ishin kombinuar ne ate menyre qe gjerat shkonin me njera-tjetren u krye edhe frenimi. Pandehet edhe se mos me Shperthimin Zanafilles u krijuan me teper se nje Gjithesi. Menjehere pas Bumit te Madh (Big Bang), Gjithesia ishte nje perzerje e gazte dhe e ngjeshur qe vlonte, ku lenda ishte e perziere me rrezatimin. Por erdhi nje kohe, aty rreth 300 000 vjet pas Shperthimit te Madh kur gazi u ngurtesua - lenda u nda nga rrezatimi - duke formuar galaksite. Ky ngurtesim mendohet te jete shkaktuar nga Gropat e Zeza Tepermasive qe me forcen e tyre teper te madhe terheqese kane bere gazin te ngjeshet brenda vetes. Pastaj duke e vertitur kete gaz perqark vetes mund te kene krijuar yjet, planetet dhe vete jeten. Rrezatimi qe u nda nga lenda u shpernda neper hapesire - ne te cilen gjendet akoma. Mendohet se mos ndoshta ajo qe e mban te mbledhur Gjithesine eshte prania ne thellesi te hapesires te nje materie te erret dhe te padukshme, teper domethenese, te nje natyre te panjohur me pare. Gjithesia eshte e sheshte. Pra nese leshohen dy rreze paralele drite ne Gjithesi ato do te vazhdojne te mbeten paralele deri ne pafundesi. Vezhgimet kane treguar se Gjithesia po bymehet, me se shumti ne caqet e saja. Kjo i ka bere studiuesit te mendojne se pertej Gjithesise duhet te kete nje force kunder-rendese (antigravitacionale) e cila i kundervihet forces se rendeses. Bymimi i Gjithesise do te çoje drejt ngrirjes se saj dikur mbas 10 ne fuqi te 98 vjetesh. Teoria e Fillit (String): Teori e dalur ne vitet ´60-te dhe njihet ndryshe si Teoria String. Nje lloj me i zhvilluar e kesaj teorie quhet Teoria Superstring. Ajo thote se guri themelor i lendes (materies) nuk eshte i formes se pikes (lemsh, rruzull, atom) por i formes se fillit (pejzes, vargut). Keto fille qe deri me sot gjinden vetem ne teori, jane teper te vegjel per tu perfillur prej nesh. Por para se gjithash Teoria e Fillit thote se fillet e vegjel nuk jane te lidhur pas 4 permasash te kohes dhe hapesires qe njohim ne por sillen me te shpejte permes gjithsej 10 permasash. Ne nuk mundemi t´i dallojme permasat e tjera pasi keto jane veshur e ngjeshur brenda njeri-tjetrit ne ate menyre saqe nuk munden te maten me asnje mjet mates Teoria e Inflacionit: Kjo teori e re tregon se Shperthimi Zanafilles e beri Hapesiren te levize me shpejtesi me te madhe se te drites. Sipas Teorise se Relativitetit te Einstein-it asnje mase nuk mund te ece me shpejtesi sa te drites apo me te madhe se te saj, por kjo nuk vlen per Hapesiren. Vetem, kur vlerat e marra ishin kombinuar ne ate menyre qe gjerat shkonin me njera-tjetren u krye edhe frenimi. Pandehet se mos ndoshta ajo qe e mban te mbledhur Gjithesine eshte prania ne thellesi te hapesires te nje materie te erret dhe te padukshme, teper domethenese, te nje natyre te panjohur me pare. |
||
![]() Your custom image |
||
Bumi i Madh: (Shperthimi Zanafilles)
Mendohet se ne fillim e tere Gjithesia ka qene nje trup i vogel por jashtzakonisht i rende i cili shpertheu, beri Bum, dhe prej copave te tij u formua Gjithesia. Ky quhet ndryshe edhe si Shperthimi Zanafilles qe beri te mundur krijimin e jetes. Nje teori e njohur si Teoria e Inflacionit tregon se Shperthimi Zanafilles e beri Hapesiren te levize me shpejtesi me te madhe se te drites. Vetem kur vlerat e marra ishin kombinuar ne ate menyre qe gjerat shkonin me njera-tjetren u krye edhe frenimi Mendohet se fuqia e ketij shperthimi edhe sot edhe kesaj dite do te hallakaste gjerat po te mos frenohej permes forcave terheqese nder materiet, qe njihen si force e rendeses. Shperthimi ne fjale perhapi nje rrezatim mikrovalesh kozmike ne Gjithesi. Vrimekrimbi: Vrimekrimbi eshte nje lloj tuneli qe lidh dy Gropa te Zeza me njera-tjetren. Nje Vrimekrimbi mund te ishte ure per ne Gjithesi te tjera por edhe shkurtim udhe perbrenda vete Gjithesise sone. Ndoshta edhe do te na çonte midis koheve te ndryshme. Keto vrima mbahen te hapura nga nje lloj mbushje energjie negative qe njihet si "lende e huaj" (exotic matter). Kjo mbushje eshte teper e veshtire te prodhohet prandaj dhe gjeresia e vrimekrimbit eshte ajo e madhesise se atomeve. Ka mundesi qe vrima-krimbi te tilla te mund te kene mbetur qe nga koha e Bumit te Madh (Big Bang) Teorikisht nje Vrimekrimbi eshte e ndertueshme. Teoria e Pergjithshme e Relativitetit e Albert Einstein Midis te tjerash tregon: - krijimin dhe ligjet e kozmosit ne permasa te medha: p.sh. se si terheqja qe i bejne planetet njeri-tjetrit çon drejt perkuljes se hapesires dhe te kohes. - pranine e te ashtuquajturave ura kohore, te cilat teorikisht mund te te kthenin prapa ne te kaluaren por praktikisht kjo gje nuk mund te ishte e mundur sepse ato do te mbylleshin sapo t´u afrohej nje anije kozmike. - nese ne udhetojme shpejt, koha ngadalesohet. - kur arrijme shpejtesine e drites, koha ndalon. - ne teori nese udhetojme me shpejt se drita, koha shkon prapa. - eshte e pamundur te besh nje pjesez te ece me shpejtesi me te madhe se te drites sepse per kete gje do te nevojitej nje sasi e pafundte energjie. Mekanika Kuantike Ka te beje me Kozmosin e Vockel, boten e atomeve dhe pjesezave me te thjeshta. Teoria e Mekanikes Kuantike parashikon midis te tjerash qenien e pjesezave ne nje gjendje kokolepseje qe do te thote se nese gjendja e njeres pjesez ndryshon, ndryshon edhe ajo e pjesezes tjeter sado larg njera-tjetres te jene, qofshin disa mikrometer apo disa dritevjet. Disa studiues pandehin se mos vete jeta ishte ne fillimet e saja pjese e ligjeve te kesaj mekanike. Ne kete shikim te ri del qe jeta qe eshte zhvilluar ne planetin tone i ka rrenjet e saja thelle ne Gjithesi e cila nga ana e saj gjithashtu u bindet ligjeve te mekanikes kuantike. Vete teoria e kesaj mekanike parashikon qenien e qelizave te gjalla. Edhe vete molekula e DNA-se e cila drejton qelizat e organizmave te gjalle eshte pjese e parimeve te mekanikes kuantike. Efekti i kesaj mekanike sipas te cilit nje pjesez mund te jete njekohesisht ne vende te ndryshme eshte po ai qe ndodh me DNA-ne. Keshtu krijohet nje dinamike e jetes. |
||
![]() Your custom image |